Lituania i bashkohet grupit të Kosovës në Ligën e Kombeve
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja e kthimit mes Lituanisë dhe Gjibraltarit, e vlefshme kjo për finalen e “Play-Out” të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Pasi triumfoi në Gjibraltar 1:0, Lituania e ka mposhtur sot me po të njëjtin rezultat, 1:0 Gjibraltarin si vendas në stadiumin “S. Dariaus ir S. Girėno”, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes së sotme e shënoi Fedor Cernych në minutën e 51’.

Lituania e eliminon Gjibraltarin me rezultat të përgjithshëm 2:0, dhe i bashkohet Ligës C të Ligës së Kombeve.

Respektivisht, Lituania pozicionohet në Grupin 2 të Ligës C, grup ky ku gjenden edhe Kosova, Rumania dhe Qipro.

Ndërkaq, Gjibraltari pas eliminimit të sotëm zbret në Ligën D të Ligës së Kombeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024