Lista Serbe s’do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit
Lexohet për: 2 min.
zgj-560x404
1 vit më parë
Linku u kopjua

Lista Serbe ka bërë të ditur sot se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit, që do të mbahen në katër komunat veriore.

Lista Serbe ka potencuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Komisioni Qendror Zgjedhor i ka dërguar njoftim partisë sonë politike se nga 9 deri më 18 mars është afati i fundit për aplikimin e partive për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore të Kosovës, në këtë mënyrë ne shfrytëzojmë rastin t'i informojmë qytetarët se partia jonë politike nuk do të marrë pjesë në zgjedhje sepse nuk janë përmbushur kërkesat që na kanë shtyrë të largohemi nga institucionet e Kosovës dhe as nuk do të marrim pjesë në zgjedhje deri në përmbushjen e kërkesave tona legjitime.”, është bërë e ditur në njoftim.

Afatet për zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq kanë filluar nga sot (9 mars).

Zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen më 23 prill të këtij viti./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025