Policia e Kosovës ka njoftuar sot disa persona të nacionalitetit serb ishin tubuar në një lokacion afër urës në Mitrovicë Veri dhe të njëjtit kanë filluar të pengojnë punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të angazhuar nga autoriteti kompetent, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste, që krijojnë nxitje dhe urrejtje si "severna brigada" etj. të cilat ishin në shesh afër urës.
Sipas policisë personat në fjalë janë paralajmëruar disa herë që të mos pengojnë punën dhe të largohen, mirëpo të njëjtit sipas njoftimit kanë vazhduar duke penguar dhe duke mos lejuar realizimin e punimeve, si dhe kanë provokuar dhe kanë nxitur tensione.
https://kosovapress.com/incident-te-ura-e-ibrit-arrestohet-lideri-i-mbijeteses-serbe-arsenijeviq