Incident te Ura e Ibrit, arrestohet lideri i 'Mbijetesës serbe' Arsenijeviq
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua
Policia e Kosovës ka arrestuar para pak minutash liderin e Iniciativës Qytetare' në veri të Mitrovicës, Aleksandar Arsenijeviq.
Ngjarja ka ndodhur tek sheshi 'Vëllezërit Miliq', afër urës kryesore mbi Ibër në veri të Mitrovicës.
Në video të siguruar nga KosovaPress, shihen disa qytetarë serbë duke fishkëlluar, të cilët tentojnë t'i pengojnë pjesëtarët e policisë në arrestimin e Arsenijeviqit, por nuk arritën, ndërsa vërehen policët duke e sjellë këtë të fundit në jug.
Nuk dihet arsyeja e arrestimit të liderit të serbëve lokalë, por ai dyshohet se është i njohur për policinë edhe më herët për veprimet e tij provokative.
KosovaPress-i ka provuar te kontaktojë me u. d. së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, por ai nuk është përgjigjur.
Ndërsa, më vonë Policia e Kosovës ka njoftuar sot disa persona të nacionalitetit serb ishin tubuar në një lokacion afër urës në Mitrovicë Veri dhe të njëjtit kanë filluar të pengojnë punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të angazhuar nga autoriteti kompetent, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste, që krijojnë nxitje dhe urrejtje si "severna brigada" etj. të cilat ishin në shesh afër urës.