Skuadra e Lirisë do ta nis nesër aventurën në Superligën e Kosovës, pas promovimit nga Liga e Parë.
Sezonin 2023/24 skuadra e Lirisë do ta nis kundër kampionit, Ballkanit, me ndeshjen që zhvillohet nesër në stadiumin “Përparim Thaçi” me fillim nga ora 17:00, raporton KosovaPress.
Klubi prizrenas përmes një komunikate në “Facebook” ka njoftuar se shitja e biletave fillon nga sot si pasojë e interesimit të madh.
“Shkaku i interesimit të madh të opinionit, drejtues të Lirisë, tashnë kan nxjerrë në shitje biletat. Të interesuarit, nga tani e deri në orët e vona, sonte biletat mund t'i blejnë në këto lokacione. Në Bazhdarhane te ëmbëltore ‘Missini’. Në Sheshin ‘Shatërvan’, tek ‘Barcode’. Tek ABI qarshia, në ‘Ponte lounge’ dhe në Ortakoll tek ‘Lamour’”, shkroi Liria në “Facebook”.