Liria mbetet pa trajner, edhe pse ia rinovoi kontratën para 13 ditëve
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Përmes një deklarate zyrtare klubi i Lirisë e ka konfirmuar se trajneri, Erdogan Brando ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, për shkak të arsyeve personale.

Liria ia rinovoi kontratën Erdogan Brandos para 13 ditëve, ndërsa sot ai jep dorëheqje nga posti i tij, raporton KosovaPress.

“Ne e kuptojmë dhe e respektojmë vendimin e tij, duke i dhënë përparësi nevojave të tij personale në këtë kohë”, shkroi Liria në njoftim.

“Ne gjithashtu dëshirojmë të informojmë se, sapo ai të jetë gati, në një të ardhme të afërt, Brando do të marrë një rol të rëndësishëm në akademinë tonë, e cila do të jetë e ardhmja e këtij klubi dhe qyteti. Kontributi dhe përvoja e tij do të jenë thelbësore për zhvillimin e talentëve të rinj”, shkroi më tej Liria në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024