Si sot 292 vjet më parë, më 22 shkurt të vitit 1732 lindi në Westmoreland të shtetit Virginia, George Washingtoni, figura mbizotëruese në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Mësimet e para i mori nga mësues privatë dhe nga prindërit, të cilët kishin një plantacion në koloninë e Virginias. Megjithëse nuk ndoqi ndonjë kolegj, ai ishte matematikan dhe gojëtar i zoti. Pjesën më të madhe të rinisë e kaloi së bashku me vëllezërit në plantacion, ku mësoi punët e fermerit dhe të gjeometrit. Që në moshë të re hyri në ushtrinë e Virginias. Me gradën toger, ai u shqua si oficer i guximshëm në luftimet kufitare me fiset armiqësore të indianëve të Amerikës dhe me aleatët e tyre francezë.
Por atë e thirrën përsëri për të kryesuar punimet e Konventës, që hartoi Kushtetutën në vitin 1787.
Autoriteti i madh që gëzonte George Washingtoni, bëri thuajse të pashmangshme zgjedhjen e tij njëzëri si president i parë i Shteteve të Bashkuara.