KQZ thotë se zgjedhjet po zhvillohen në kushte të rregullta dhe pa probleme
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
KQZ thotë se zgjedhjet po zhvillohen në kushte të rregullta dhe pa probleme
Kreshnik Radoniqii
07/06/2026 - 11:51
Linku u kopjua

Procesi i votimit për zgjedhjet e 7 qershorit është duke u zhvilluar në kushte të rregullta dhe pa probleme, tha kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, raporton KosovaPress.

Ai tha se, duke u bazuar në të dhënat preliminare nga 97 për qind e vendvotimeve, deri në orën 11:00 kanë votuar 162 mijë e 438 votues apo 8,29 për qind, ndërkaq në të njëjtën kohë për zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 dhjetorit të vitit 2025 kanë votuar 8,27 për qind apo 165 mijë e 404 votues, duke u bazuar në të dhënat nga rreth 94 për qind e vendvotimeve.

“Po ashtu, duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga më shumë se 97% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 162 mijë e 439 votues apo 8,29% nga 1 milionë e 959 mijë e 962 votues. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025, sipas të dhënave nga rreth 94% e vendvotimeve, kishin votuar 8,27% apo 165 mijë e 404 votues nga 1 milionë e 999 mijë e 204 votues”, tha ai.

Sipas tij, deri tani s’ka ndonjë problem që do të cenonte mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor. Ai bëri të ditur se KQZ ka vënë në funksion dhomën operative, ku janë të përfshirë zyrtarë të KQZ-së, si dhe përfaqësues të Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës dhe KEDS-it.

“Ju njoftojmë se procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës po zhvillohet sipas planifikimeve në të gjitha komunat e vendit. Sipas të dhënave të raportuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, deri në këtë kohë, votimi është duke u zhvilluar në kushte të rregullta dhe pa probleme që do të cenonin mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor. Votimi në vendvotime po vazhdon në përputhje me procedurat e përcaktuara zgjedhore”, përfundoi ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026