Ligji për tatimin në pronë i dëmshëm, Rahoveci shënon rekord në inkasimin e të hyrave
Lexohet për: 2 min.
komuna-rahovec
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komuna e Rahovecit në kohë rekorde ka arritur të realizoi planin vjetor të të hyrave vetanake për vitin 2024. Këtë vit, qytetarët e kësaj komune kanë përmbushur obligimet e tyre duke kontribuar kështu në inkasimin e të hyrave, duke kaluar edhe shifrën e planifikuar për vitin  2023.

Komuna e Rahovecit synon që për vitin 2024 të arrijë  shumën e të hyrave prej 2 milionë euro.

Drejtori për Buxhet dhe Financa i Komunës së Rahovecit, Afrim Limani tha se performanca e mirë e tatimpaguesve të kësaj komune ka mbërritur kohë rekord në përmbushjen e të hyrave vetanake për komunën

Limani tha se shpreson që edhe viteve tjera të qëndrojë vullneti i njëjtë nga qytetarët dhe në këtë mënyrë do të rritet edhe inkasimi i të hyrave të komunës.

Ndërsa, hyrja e ligjit  në fuqi për faljen e 100 eurove për tatimin në pronë, Limani e cilëson si të dëmshëm për komunën e Rahovecit. Ai tha se projektet komunale varen nga pagesat e tatimeve në pronë.

Planifikimi i të hyrave në komunën e Rahovecit për vitin 2023, ka qenë: 1,445,603.00 euro, totali i të hyrave deri më tani është: 1,449,782.46 euro./A.Drenica/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025