Ligji për KPK-në, Haxhiu: Do të eliminohen grupet klanore
Lexohet për: 1 min.
0 Albulena Haxhiu 2022 (2)
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka mirëpritur miratimin e Ligjit të ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës, duke thënë se reforma e shumëpritur do ta ri-organizojë Këshillin Prokurorial me “eliminim të korporatizmit dhe grupeve klanore dhe me rritje të profesionalizmit në sistem.”

Ndryshimet e votuara sot në lexim të dytë në Kuvend, janë bërë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut, por edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka shprehur përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për vazhdimin e reformave në drejtësi, duke e bërë atë të besueshëm, të pandikuar dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët.

LDK: Do t’i dërgojmë në Kushtetuese ligjin për KPK-në dhe atë për KPM-në • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025