Ligji i Sponsorizimit diskutohet në FFK me përfaqësues të Kuvendit të Kosovës
Lexohet për: 2 min.
Ligji i Sponsirisimit
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE-së dhe Taulant Hodajn, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha e Vlora Dumoshi si dhe Leart Hoxhën, ekspert nga organizata Demokraci Plus.

Qëllimi i vizitës së grupit punues të këtij komisioni në krye me Eliza Hoxhën, ishte në kuadër të aktiviteteve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Sponsorizimit dhe për të marrë informacionet e nevojshme lidhur me nivelin e zbatimit të tij.

“Ademi e vlerësoj vizitën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët i njoftoi me situatën në FFK dhe me çështjen e zbatimit të Ligjit të Sponsorizimit, përkatësisht lëshimin e vërtetimeve të sponsorizimit për klubet dhe organizatat sportive.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

I pari i FFK-së e cilësoi këtë ligj si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe në veçanti futbollit në vendin tonë, por theksoi se ky ligj duhet të interpretohet drejt dhe të zbatohet në të mirë të sportit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025