Liga U21, ankohen klubet: S’jemi gati, do të na shkaktojë telashe financiare
Lexohet për: 2 min.
U21-250623
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës i ka urdhëruar klubet e Superligës që ta krijojnë edhe skuadrën e grupmoshave U21.

Një vendim i tillë po konsiderohet i ngushtshëm nga drejtuesit e klubeve të Superligës, për shkak se atyre do t’ua rëndojë gjendjen financiare dhe për më tepër edhe nuk i kanë kushtet infrastrukturore që kjo ligë ta zhvillojë aktivitetin.

Drejtori gjeneral i Prishtinës, Artan Osmani u shpreh për KosovaPress se megjithëse në aspektin sportiv ky është një hap i mirë, kjo do t’iu shkaktojë telashe financiare klubeve, sepse sipas tij, nevojitet angazhim shtesë i stafit të trajnerëve dhe lojtarëve.

Megjithëse, kanë nisur punën për krijimin e skuadrës U21, në vështirësi po hasin edhe te skuadra e Gjilanit. Drejtori sportiv, Drilon Sylejmani u shpreh për KosovaPress se mungesa e infrastrukturës është problemi më i madh që ata kanë.

Sipas tij, do të jetë shumë e vështirë që të gjendet hapësirë që kjo grupmoshë të stërvitet në fushën sportive që ata e kanë në dispozicion.

Duke parë këto probleme, që kanë klubet me financa dhe infrastrukturë, drejtori i Prishtinës i bëri thirrje FFK-së që ta shtyje këtë vendim për vitin tjetër.

Por, krejt ndryshe mendon trajneri i Llapit, Tahir Batatina. Ai deklaroi për KosovaPress se kjo ide e federatës është shumë e mirë për klubet. Sipas tij, vetëm pas një viti, klubet do t’i korrin benefitet e kësaj lige, duke ulur përgjysmë shpenzimet për blerjen e lojtarëve.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

KosovaPress kontaktoi edhe me drejtues të klubeve të tjera të Superligës së Liria, Fushë Kosova, Malisheva dhe Ballkani dhe se cila prej tyre ka shfaqur pakënaqësi me krijimin e kësaj lige, duke konsideruar se nuk janë kushtet adekuate për krijimin dhe zhvillimin e kësaj lige.

Nga ana tjetër, nga ana e FFK-së, ende nuk janë zbuluar detaje për mënyrën e funksionimit të kësaj lige si dhe kohën apo oraret e zhvillimit të ndeshjeve të saj./A.Bytyçi

https://kosovapress.com/admin/ffk-vjen-me-risi-krijon-ligen-u21/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025