Lideri i Superligës së Shqipërisë gjen fitoren e parë pas shtatë ndeshjeve
Lexohet për: 1 min.
10-Egnatia
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Më 3 shkurt të këtij viti ishte fitorja e fundit e Egnatias në Superligën e Shqipërisë, ku deri sot lideri i tabelës kishte dy humbje dhe pesë barazime.

Egnatia iu rikthye fitores në elitën e futbollit shqiptar sot, pasi e mposhti me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Kukësit, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Arbin Zejnullai, i cili i siguroi fitoren Egnatias në minutën e 6’ të takimit.

Me fitoren e sotme, Egnatia ngjitet në kuotën e 54 pikëve në vendin e parë, krahas Kukësit që renditet i fundit në tabelë me 25 pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 1:0 në favor të Egnatias.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024