Licencohet Federata e Xhudos
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Federata e Xhudos së Kosovës e ka kompletuar me sukses të gjithë procesin dhe është licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

Nënshkrimi i licencës është bërë nga ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku dhe i është dorëzuar kryetarit të kësaj federate, Agron Kuka, transmeton KosovaPress.

Përveç  xhudos, deri më tani këtë proces e kanë kompletuar Federata e Pingpongut dhe ajo e hendbollit.

Në vazhdim, sipas njoftimit nga MKRS, pritet të licencohet edhe 11 federata të tjera, ndërkohë që po vazhdon aplikimi nga të gjitha federatat sportive në vend.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024