Nesër në Prishtinë, më 15 shkurt 2024, do të promovohet libri “Shtet i ri, burrë shteti modern: Hashim Thaçi, një biografi”, nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger.
“Ky promovim po organizohet në shenjë të 16-vjetorit të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik. Kosova ka hyrë në vitin e katërt prej kur presidenti Thaçi, figura kryesore e pavarësisë, po mbahet padrejtësisht në Hagë, të cilit nuk i është mundësuar madje as arresti shtëpiak, as atij dhe as bashkëluftëtarëve të tij”, ka thënë Ismail Syla, ish-këshilltar i Thaçit.
Ky libër i gazetarëve të njohur britanikë, në gjuhën shqipe është sjellë nga shtëpia botuese “Fan Noli”. Përkthimi i librit është bërë nga ish-ministrja e jashtme e Shqipërisë, diplomatja e njohur Arta Dade.
Syla ka treguar se të ftuar në këtë promovim në këtë promovim janë figura të rëndësishme nga vendi dhe rajoni, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.