Nga 1 janari i vitit të ardhëm, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen. Interesimi i qytetarëve për të vizituar vendet e ndryshme të Evropës është i madh. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk vlen për shkollim e punësim, apo qëndrim afat gjatë, por vetëm për vizita afatshkurtra familjare.
Sipas qytetarëve që kanë qenë të interesuar për t’i parë kriteret për të dalë jashtë vendit, kriteret që kërkohen janë të ashpra.Ndërsa, Sokol Krasniqi, mendon se më shumë është krijuar një joshje ‘artificiale’ për të rinjtë, për të dalë jashtë nëpërmjet promovimeve të ndryshme. Ai thotë se perëndimi ka rregulla tjera për punësim.
Po ashtu, Fisnik Haradinaj, tha se çdo qytetarë është i obligueshëm t’i ketë në xhirollogaritë e tyre nga 3500-3800 euro.
Më 18 prill të këtij viti Parlamenti Evropian miratoi vendimin që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në vendet e BE-së nga 1 janari i vitit 2024./A.Shala/