Liam Rosenior emërohet trajner i Paris FC
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Liam Rosenior emërohet trajner i Paris FC
New Project - 2026-07-07T152942.179
07/07/2026 - 15:29
Linku u kopjua

Liam Rosenior është rikthyer në stolin e trajnerit, pasi është emëruar trajner i Paris FC, vetëm pak muaj pasi u shkarkua nga Chelsea.

41-vjeçari ka firmosur një kontratë dyvjeçare, me opsion për një sezon shtesë, dhe do të zëvendësojë Antoine Kombouaré.

Rosenior u largua nga Chelsea në prill, pas një serie prej pesë humbjesh radhazi në Premier League.

Megjithatë, ai vazhdon të vlerësohet për punën e bërë te Strasbourg, ku e çoi skuadrën në vendin e shtatë dhe në kualifikimin për UEFA Conference League. Ndërkohë, Chelsea e zëvendësoi anglezin me Xabi Alonson.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026