Lia e majmunëve lajmërohet në Kroaci
Lexohet për: 1 min.
lia e majmuneve
2 vite më parë
Linku u kopjua

Rasti i parë i lisë së majmunit është konfirmuar sonte në Kroaci, ka bërë të ditur për televizionin kroat Klinika për Sëmundje Infektive “Dr.Fran Mihajleviq”.

Dyshimi për sëmundjen është konfirmuar gjatë mbrëmjes me PCR, sipas HRT.

Bëhet fjalë për një burrë që ka jetuar në Itali dhe Spanjë. Ai ka një formë më të lehtë të lisë së majmunit dhe ndodhet në izolim në shtëpi.

Lia e majmunëve është një sëmundje virale që po përhapet me shpejtësi në Evropë. Më shumë se 2500 raste janë raportuar në 35 vende jashtë Afrikës, ku sëmundja është endemike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025