Lewandowski humbi penalltinë, trajneri i Polonisë: Ndodh te më të mirët
Lexohet për: 2 min.
25-Polonia
2 vite më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Polonisë dhe shokët e kombëtares së Robert Lewandowskit këmbëngulën se ata ende presin që sulmuesi të shënojë golin e tij të parë në Kupën e Botës në Katar, pavarësisht nga penalltia e humbur në barazimin e sotëm me Meksikën.

Duke luajtur në Kupën e tij të pestë të Botës, portieri 37-vjeçar Guillermo Ochoa shpëtoi goditjen nga penalltia të minutës së 58’ të Lewandowskit, raporton KosovaPress.

Lewandowski, një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij, nuk e ka gjetur golin në katër ndeshje të Kupës së Botës.

“Gjëra të tilla u ndodhin edhe lojtarëve më të mëdhenj – Diego Maradona, Socrates, Michel Platini”, tha trajneri i Polonisë, Czeslaw Michniewicz. Ish-mesfushori i Paris Saint-Germain, Grzegorz Krychowiak tha se ishte i kënaqur me reagimin e Polonisë pas humbjes së Lewandowskit.

“Kur nuk shënon penallti, je i zhgënjyer, por ajo që është më e rëndësishme është reagimi, nuk mund të pësosh gol”, tha ai.

“Ne jemi të gjithë bashkë me Robertin dhe shpresoj që në ndeshjen e ardhshme të marrim tre pikët”, shtoi më tej Krychowiak.

Mbrojtësi i djathtë, Matty Cash tha se Lewandowski kishte mjaft përvojë për ta lënë pas zhgënjimin përpara ndeshjes së tyre të radhës në Grupin C të shtunën kundër liderëve surprizë, Arabisë Saudite.

“Futbolli është futboll. Është një penallti dhe ai e di më mirë se kushdo, ju i shënoni ose i humbisni. Ai do të rikthehet më i fortë, nuk ka problem".

Lewandowski hyri në turne në formë të lartë, me 18 gola në 19 ndeshjet e tij të para për Barcelonën pasi u transferua nga Bayern Munichu.

34-vjeçari është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Polonisë me 76 gola dhe ai shënoi 344 herë në tetë sezone me Bayernin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025