Lewandowski do ta udhëheqë Poloninë në “Katar 2022”
Lexohet për: 1 min.
1-Polonia
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Polonisë ka publikuar sot listën prej 26 lojtarëve të ftuar për të qenë pjesë e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Ylli i Barcelonës, Robert Lewandowski do ta udhëheq kombëtaren polake në këtë Botëror, ku së bashku me të në repartin e sulmit gjendet edhe Arkadiusz Milik i Juventusit dhe Krzysztof Piatek i Hertha Berlinit.

Po ashtu, në grumbullim është ftuar edhe ylli i Napolit, Piotr Zielinski, si dhe mbrojtësi anglez i cili është natyralizuar në polak, Matty Cash.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të lojtarëve të ftuar në Kombëtaren e Polonisë për Botërori “Katar 2022”.

Portierë: Dragowski, Skorupski, Szczesny

Mbrojtës: Bednarek, Bereszynski, Cash, Glik, Gumny, Jedrzejczyk, Kiwior, Wieteska, Zalewski

Mesfushorë: Bielik, Frankowski, Grosicki, Kaminski, Krychowiak, Skoras, Szymanski, Zielinski, Zurkowski

Sulmues: Lewandowski, Milik, Piatek, Swiderski

(20) Barçajet on Twitter: "?| JUST IN: Robert Lewandowski is included in Poland’s National Team world cup squad. ?? https://t.co/kOZUskqnc6" / Twitter

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025