Lëvizja Vetëvendosje mban tubim elektoral në Pejë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
albin-kurti-foto-
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim elektoral në Pejë prej ku kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka prezantuar zotimet për katër vitet e ardhshme.

Kurti ndër të tjera tha se do të bëhet Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

"Një ndër gjërat e këqija që kanë ndodhur pas luftës në Kosovën e shkrumbuar disa u bënë multimilionera. Nuk ka qenë rendi në Kosovën e varfër dikush me u pasuru, shko pasuroju në Amerikë, shko pasuroju në Francë e Gjermani, nuk mund të pasurohesh në Kosovë. Le t’i krijojmë kushtet me u pasuru rinia”, tha Kurti.

“Fondi sovran i Republikës së Kosovës do të bëhet”, tha Kurti të enjten në Pejë.

Kurti tha se do të mbështesin ushtrinë me blerje të pajisjeve ushtarake.

Zgjedhjet e 9 shkurtit, Kurti tha se janë referendum.

“Këta të cilët shikojnë të gjejnë ndonjë zyrtar amerikan për t’ua shajt kryeministrin e republikës së tyre, nuk do të kthehen kurrë, për këta nuk mund të kemi as vlerësim as respekt. Në vend se t’i mirë përdorin shtetet amerikane kundër Serbisë, këta gjejnë zyrtarë kundër kryeministrit”, tha Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje mban të premten në Prishtinë tubimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025