Hoxhaj për qeverinë Kurti nga Banja e Dobërqanit: Po ia dërgoj do ujë shërues
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
hoxhajj
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Enver Hoxhaj, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ndarë një mesazh pozitiv në rrjetet sociale duke promovuar Banjën e Dobërçanit në Gjilan, një destinacion i njohur për përfitimet e saj shëndetësore. 

“Në këtë ditë të bukur me diell ju prezantoj Banjën e Dobërqanit në Gjilan. Vizitojeni!” – shkruan Hoxhaj në postimin e tij.

Duke i ditur përfitimet që ky ujë sjell për shëndetin, Hoxhaj derisa po qëndronte me disa përkrahës, tha me humor se këtë ujë është mirë që t'ia dërgojmë qeverisë së kaluar.

“Qeverinë që e kemi pas, ka qenë një qeveri e cila nuk ka pas fort vizion. Nuk u kanë largpamëse. Po ua çoj një shishe sapo të kthehem në Prishtinë. Edhe për lukth se a e ke pa, është agresiv në fushatë, ta shoh t’ia çoj pak ujë.”, është shprehur Hoxhaj në humor.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025