Lëvizja Fol: Qeveria ka arritur të realizojë vetëm 60 aktivitete nga 175 sa ishin paraparë
Lexohet për: 2 min.
levizja fol
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka arritur të realizojë vetëm 60 aktivitete, prej 175 që janë paraparë për gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Janë 82 aktivitete të tjera të cilat nuk janë realizuar, ndërkaq për 33 aktivitete të tjera nuk kanë ofruar përgjigje zyrtarët përgjegjës të institucioneve. Kështu u tha në konferencën e Lëvizjes Fol, ku u publikuan të dhënat nga monitorimi i realizimit të aktiviteteve të parapara për gjysmën e vitit, në kuadër të Planit Kombëtar për Zhvillim 2023-2025.

Drejtoresha e Lëvizjes Fol, Mexhide Demolli tha se në analizimin e gjashtëmujorit të parë të Planit Kombëtar për Zhvillim të Qeverisë, kanë vërejtur mangësi të tepërta. Sipas saj, një nga të metat është vështirësia e zyrtarëve publikë për planifikim të mirëfilltë në kuptimin e Planit Kombëtar Zhvillimor.

Ajo shtoi se në shumë raste ka munguar edhe buxheti dhe nuk dihet se sa shpenzohet për një masë të caktuar.

Hulumtuesja e lartë në Lëvizjen FOL, Albani Hasani prezantoi realizimin e këtyre aktiviteteve për secilën ministri, ku u tha se Zyra e Kryeministrit ka realizuar vetëm 13 aktivitete.

Ministria për Komunitete dhe Kthim dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal, kanë paraparë një aktivitet gjatë këtyre gjashtë muajve, të cilat janë realizuar. Ndërkaq, Ministria e Mjedisit kishte paraparë realizimin e dy aktiviteteve, ku ka arritur të realizojë vetëm njërën prej tyre.

Më tej, Hasani bëri të ditur se Qeveria e Kosovës gjatë gjashtë muajve ka arritur të realizojë vetëm 60 aktivitete.

Në prezantimin e këtij raporti u tha se peshimi është risi e qeverisë në planifikimin operacional, për çka nuk ka informacione dhe shpjegim si kalkulohet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024