Leverkuseni në avantazh, Andrich ndëshkon Arsenalin në BayArena
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Leverkuseni në avantazh, Andrich ndëshkon Arsenalin në BayArena
arsneal
11/03/2026 - 19:55
Linku u kopjua

Bayer Leverkuseni ka thyer baraspeshën menjëherë me nisjen e pjesës së dytë, duke kaluar në avantazh 1-0 ndaj Arsenalit.

Ishte mesfushori Robert Andrich ai që shënoi me një goditje të saktë me kokë në minutën e 46-të, pas një krosimi perfekt nga goditja e këndit e Alejandro Grimaldos. Portieri David Raya, i cili sapo kishte bërë një pritje heroike ndaj Terrier, nuk pati asnjë mundësi reagimi ndaj goditjes së gjermanit.

Goli ka ndezur atmosferën në "BayArena", duke detyruar skuadrën e Mikel Artetas të hidhet në sulm për të kërkuar barazimin.

Pavarësisht një tentative të shpejtë nga Martinelli, "Topçinjtë" mbeten në kërkim të rrugës drejt rrjetës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026