Leverkusen i Xhakës vazhdon marshimin drejt titullit
Lexohet për: 1 min.
r32t32t3
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Bayerit shfrytëzuan rastin duke fituar si mysafir në Këln me rezultat 2:0 dhe pas 24 xhirove të Bundesligës gjermane, krijuan një avantazh prej dhjetë pikësh ndaj Bayern.

Momenti vendimtar në ndeshje ishte një faull i Jan Thielmann, i cili rrëzoi nga prapa Granit Xhakën në minutën e 13-të dhe mori karton të kuq pas kontrollit në VAR.

Jeremie Frimpong kaloi në epërsi skuadrën e Xabi Alonso në minutën e 38-të. Epilogu prej 2:0 u realizua nga Alex Grimaldo në minutën e 73-të.

Dhjetë xhiro para përfundimit të kampionatit, Bayer ka 64 pikë, dhjetë më shumë se Bayern në vendin e dytë, pasuar nga Shtutgart me 50 pikë. Me 17 pikë, skuadra e Këln qëndroi në pozitën e 16-të, që në fund të kampionatit dërgon në play-off për të mbetur në grupin elitar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024