Policia e Kosovës ka mbajtur ceremoninë solemne me rastin e 26-vjetorit të themelimit të saj.
Ceremonia ka nisur me një minutë heshtjeje në nderim të 24 zyrtarëve policorë të rënë në detyrë.
Ajo tha po ashtu se Kosova duhet të anëtarësohet në Interpol dhe organizata e tjera ndërkombëtare, teksa ka përkujtuar policët e rënë në detyrë që mbeten roje e përjetshme e lirisë, duke thënë se liria dhe paqja nuk janë dhuratë, por sakrificë e përditshme që çdo pjesë e Kosovës të mbrohet me çdo kusht.
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka premtuar mbështetjen e vazhdueshme institucionale për Policinë e Kosovës si një institucion i besueshëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla tha se integriteti mbetet vlerë themelore për Policinë e Kosovës, e cila ka dëshmuar se është në shërbim të drejtësisë dhe sigurisë së qytetarëve tanë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka folur mbi rrugëtimin e këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
Kujtojmë, me rastin e 26-vjetorit të Policisë së Kosovës janë mbajtur aktivitete të ndryshme policore dhe sportive. Aktivitetet kanë vazhduar me një demonstrim të njësive policore para fëmijëve të grup-moshave të ndryshme shkollore.
Po ashtu, në të gjitha drejtoritë rajonale policore ka qenë porta e hapur, për pritjen e qytetarëve që kanë shprehur interesim për t’i vizituar stacionet policore dhe për t’i takuar nga afër zyrtarët policorë.
Përkushtimi i policisë në shërbim të qytetarëve i bën edhe më të këmbëngulur drejt respektimit të ligjit dhe ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim me moton e këtij manifestimi të sivjetmë - “Ditë e natë në shërbim, jam emblemë e shtetit tim”.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.






