Letër nga Real Madridi për Kosovare Asllanin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Letër nga Real Madridi për Kosovare Asllanin
asllani
17/04/2026 - 14:25
Linku u kopjua

Real Madrid ka treguar solidaritet dhe mbështetje të veçantë për futbollisten me origjinë nga Kosova, Kosovare Asllani, e cila ka pësuar një lëndim të rëndë që do ta mbajë jashtë fushave për një periudhë të gjatë.

Ish ekipi i lojtarës Asllani, përmes një letëre zyrtare, që vjen në emër të gjithë institucionit dhe presidentit Florentino Perez, ka treguar mbështetje si dhe respekt për futbollisten.

“E dashur Kosovare, në emër të të gjithë atyre që formojmë Real Madrid C.F., dhe veçanërisht të presidentit tonë, Florentino Perez, dua të të përcjell urimet tona më të mira për një rikuperim sa më të shpejtë nga dëmtimi yt. Me shumë dashuri. Një përqafim i fortë” – u shkrua në letrën e firmosur nga Emilio Butragueno, Drejtor i Marrëdhënieve Institucionale të klubit.

Asllani luan si sulmuese për klubin e Superligës së vajzave London City Lionesses dhe ekipin kombëtar të Suedisë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026