Lëndimi në sy e lë sulmuesin e Barcelonës jashtë ndeshjes së Kupës së Mbretit me Atletico Madridin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Lëndimi në sy e lë sulmuesin e Barcelonës jashtë ndeshjes së Kupës së Mbretit me Atletico Madridin
e1ae4a8f-e94f-4d12-a2eb-26eb45f8cd2f
01/03/2026 - 15:56
Linku u kopjua

Në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madrid-it, Barcelona synon të kapërcejë një disavantazh prej katër golash, por këtë do të duhet ta bëjë me mungesën e Robert Lewandowski-t.

Sulmuesi 37- vjeçar është dëmtuar disa herë këtë sezon dhe ky është rasti i fundit. Këtë herë, nuk është një problem muskulor, por ai pësoi një dëmtim në sy gjatë fitores 4-1, të shtunën ndaj  Villarrealit në Spotify Camp Nou.

“Lojtari i ekipit të parë Robert Lewandowski pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit kundër Villarrealit. Testet kanë diagnostikuar një frakturë të zgavrës së syrit të majtë” – ka konfirmuar Barcelona.

Brcelona ndeshjen e rradhës e luan më 3 mars ndaj Atletico Madrid-it, në orën 21:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026