Lekaj del para gjykatës, nis rasti “53 milionët”
Lexohet për: 2 min.
278326997_284961650509013_1544944222776002853_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Më Gjykatën Themelore në Prishtinë sot ka nisur shqyrtimi fillestar në rastin e 53 milionëshit ku të akuzuar janë ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, këshilltar i lartë politik i tij, Eset Berisha, ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), Nebih Shatri dhe drejtori i Prokurimit Publik në këtë ministri, Besim Tahiri.

Por meqenëse avokati i mbrojtjes i të akuzuarit, Pal Lekaj, Musa Damati kërkoi që të shtyhet seanca pasi nuk janë të pajisur më aktakuzën dhe po ashtu mbrojtësit e të akuzuarve të tjerë nuk janë pajisur me disa shkresa atëherë gjyqtarja e rastit, Violeta Namani mori aktvendim që seanca të ndërpritet deri në orën 11:20 për tu dorëzuar aktakuza e të akuzuarit, Pal Lekaj.

Pal Lekaj konsideroi se kjo aktakuzë është voluminoze dhe i duhet kohë për ta lexuar.

Kërkesën për shtyrje të seancës e kundërshtoi Prokurori i rastit, Valdet Gashi pasi u shpreh se me shkresat e lëndëve janë pajisur të gjithë të akuzuarit përfshirë edhe avokatin Ariant Koci, i cili ka qenë avokat i mbrojtjes i Pal Lekajt.

Prokuroria Speciale, më 4 shkurt 2021, ka ngritur aktakuzë për Pal Lekaj dhe të tjerët, sipas së cilës palët janë përfshirë në aferën korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e 53 milionë e 100 mijë eurove në emër të vazhdimit të punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025