LDK tha se nuk ka koalicion, Rama emëron nënkryetare të kryeqytetit Besianë Musmuratin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
LDK tha se nuk ka koalicion, Rama emëron nënkryetare të kryeqytetit Besianë Musmuratin
Rama Musmurati
05/05/2026 - 11:48
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka afruar PArtinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke e emëruar nënkryetare të kryeqytetit Besianë Musmuartin.

Kështu ka njoftuar vetë Rama në rrjetin social Facebook, pak pasi Lidhja Demokratike e Kosovës mohoi të ketë një marrëveshje me PDK-në për bashkëqeverisje në Prishtinë.

“Po fillojmë një bashkëpunim të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook, transmeton KosovaPress.

Ai është zotuar për qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke thënë se kanë vënë në dispozicion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në dobi të qytetarëve dhe të mirës publike.

“Nga sot, Besianë Musmurati emërohet në pozitën e Nënkryetares së Kryeqytetit, duke sjellë me vete përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare. Me një angazhim mbi një dekadë në fusha si diplomacia, politika publike dhe menaxhimi institucional, ajo ka kontribuar në avancimin e proceseve vendimmarrëse dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përvoja e saj në Kryeqytet, veçanërisht në drejtimin e Arsimit, ka lënë gjurmë në përmirësimin e cilësisë dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit”, ka shkruar ndër të tjera Rama.

Ndërkaq, në komunikatën e LDK-së, kjo parti ka deklaruar se "nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndërpartiak për ndonjë marrëveshje bashkëqeverisëse politike deri më tani".


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026