U gjobitën me 20 mijë euro, deklarohet LDK
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Mustafa-160125
1 javë më parë
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike e Kosovës ka komentuar rreth gjobës prej 20 mijë euro të shqiptuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Kandidati për deputet nga LDK-ja Besian Mustafa tha se ekipi i juristëve është duke analizuar derisa tha se ka informacion që është paraqitur kërkesa edhe në Gjykatën Supreme për shkak të nivelit të gjobës.

"Ekipi jonë i juristëve është duke analizuar, me aq sa kam informacion ka paraqitur dhe kërkesë në Gjykatën Supreme, për shkak të nivelit të gjobës. Sapo të marrim përgjigje përfundimtare do ju njoftojmë", deklaroi ai.

Vendimi vjen pasi Lëvizja Vetëvendosje-parti në pushtet, është ankuar në PZAP se Xhenet Syka, kandidate e LDK-së për deputete, ka publikuar një video në rrjete sociale ku e krahason kryeministrin Albin Kurti me nazistin Adolf Hitler.

Derisa me gjobë është dënuar dhe kryeministri Albin Kurti nga PZAP, për gjuhën e përdorur në tubimin e qytetit të Pejës më datë 13 janar. Ky i fundit u gjobit në vlerë 3 mijë euro. PZAP për dy subjektet politike jep afat prej 15 ditësh për të paguar gjobat.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025