LDK-ja pret dekretin e Osmanit për shpërbërje të Kuvendit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
LDK-ja pret dekretin e Osmanit për shpërbërje të Kuvendit
Abdixhiku8789
05/03/2026 - 22:46
Linku u kopjua

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se pas orës 12:00 të mesnatës presin dekretin e presidentes Osmani për shpërbërje të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se sa më parë duhet të konsultohen edhe për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Jemi një orë e gjysmë larg afatit kushtetues dhe Kosova po futet drejt një procesi të ri zgjedhor, në orën 12:00 të mesnatës LDK-ja pret dekretin për shpërbërje të kuvendit dhe sa më parë për konsultime për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha Abdixhiku.

Ai tha se seancën e sotme e shohin si monopartiake duke theksuar se në këtë mënyrë nuk arrihet konsensusi.

“Seancën e tanishme e konsiderojmë si monopartiake, meqenëse janë dy kandidatë nga një parti politike besoj që ka qenë dhe kundërshtim publik se presidenti nuk duhet të ketë librezë partiake, kemi dy kandidatë me librezë partiake. Kështu nuk arrihet konsensusi, uniteti për një shumicë të thjeshtë politike”, shtoi ai.

Për një bashkëpunim të mundshëm me Vjosa Osmanin, Abdixhiku tha se këto çështje i diskutojnë në të ardhmen. LDK nuk ka qenë, siç tha ai, refuzues për Osmanin.

“Këto çështje diskutohen në një të ardhme të afërt, LDK nuk ka pasur asnjëherë qëndrim refuzues ndaj Osmanit edhe për këtë proces’, shtoi ai.

Përveç LDK-së as PDK e as AAK nuk po marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, ku janë prezantuar Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku kandidatë për president/e.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026