Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje të garimit me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës për garën e ardhshme për zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka theksuar se ky bashkëpunim është i zgjatur për 34 vitet e kaluara dhe frytet e një bashkëpunim të tillë lidhen me të gjitha arritjet historike të popullit të Kosovës për këto tre dekada e gjysmë.I lumtur me këtë bashkëpunim është shprehur edhe kryetari i PShDK-së, Zef Morina, i cili ka thënë se për këtë parti sot është ditë feste. Ndërsa ka shtuar se presin fitore në zgjedhjet e ardhshme.
"Sot veç e vazhduam bashkëpunimin me LDK-në, bashkëpunim i cili është qe 30 vite. Ka filluar me presidentin Rugova dhe po vazhdon me kryetarin Abdixhiku. Për PShDK-në është një festë sot, sepse do të jetë një ringritje për demokristianët, dhe PShDK dhe LDK si parti të djathta duhet të ecin bashkë përpara, fitore e jona gjithsesi do të jetë e arritshme me LDK-në, shpresojmë të kemi fitore", ka thënë Morina.