LDK: Brenda 3 vjetësh, çdo ditë, u negociua një tender sekret në katër sy
Lexohet për: 1 min.
Konferenca per media nga LDK (2 of 12)
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se lufta kundër korrupsionit është propagandë.

LDK ka përmendur dhënien e 781 tenderëve njëburimorë.

Sipas tyre, çdo ditë është nënshkruar nga një tender sekret.

“Praktika e tenderëve sekret është rritur nga viti në vit; 30 milionë vitin e parë, 70 milionë vitin e dytë, plot 109 milionë euro në vitin e tretë.”

“Lidhja Demokratike e Kosovës demanton deklaratat e pavërteta të Qeverisë së Kosovës se e njëjta është duke e luftuar korrupsionin. LDK është duke e përcjellur me llupë çdo keqpërdorim të pushtetit të cilët po tentojnë të turbullojnë pamjet e vërteta, e me çdo kusht po shfrytëzojnë propagandën sepse kaq dijnë; pra janë të aftë vetëm për propagandë. Megjithëse për javë të tëra LDK ka analizuar fenomenin e kontratave sekrete, ka kërkuar përballje në Kuvend dhe kërkoi themelimin e Komisionit Hetimor; pushteti ikë. Përveç se ikë ata po shfrytëzojnë mekanizma e informata propaganduese vetëm e vetëm të fshehin korrupsionin e madh që i ka mbuluar institucionet tona”, thuhet tutje në reagimin e LDK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024