Lautaro për Lukakun: Më zhgënjeu keq
Lexohet për: 2 min.
Inter-Lautaro-Lukaku
1 vit më parë
Linku u kopjua

Që Romelu Lukaku i stopo vet negociata mes Interit dhe Chelseat për transferimin e tij në “Giuseppe Meazza”, tashmë kjo nuk është fare sekret.

Në fakt, të dy skuadrat ishin duke negociuar për javë të tëra për ta mbyllur operacionin që do ta dërgonte sulmuesin belg tek skuadra zikaltër, por papritmas, lojtari dhe agjenti i tij kishin nisur negociata edhe me Juvetusin dhe rrjedhimisht nuk kishin hapur më telefonat për drejtuesit e Interit, e madje Lukaku nuk kishte pranuar të flas as me shokët e skuadrës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar tashmë edhe kapiteni i Interi, Lautaro Martinez i cili kishte një lidhje të fuqishme me Lukakun.

Ai ka thënë se veprimet e tij e kanë zhgënjyer tej mase, përcjellë KosovaPress.

“Jam i zhgënjyer, është e vërtetë. Edhe unë u përpoqa ta telefonoja në ato ditë kaosi, ai nuk më përgjigjej asnjëherë, të njëjtën gjë bëri me shokët e mi të tjerë. Pas kaq vitesh bashkë, pas kaq shumë ndeshjeve të luajtura së bashku, u zhgënjeva. Fatmirësisht, është zgjedhja e tij. I uroj atij më të mirat. Por nuk e prisja këtë qëndrim ”, ka thënë Lautaro për “Gazetta dello Sport”.

Pas kësaj ngjarje, Lukaku edhe më tutje nuk ka gjetur skuadër të re, derisa po refuzon skuadra arabe me qëllimin për të luajtur edhe më tutje në Evropë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024