Lautaro Martinez shprehu irritimin e tij ndaj arbitrimit pas fitores 1-0 të Interit ndaj Venezias. Ishte në letër një detyrë mjaft e thjeshtë për kampionët në fuqi të Italisë, por në realitet çdo gjë tjetër veçse se e lehtë u pa në fushë, pasi humbën shumë mundësi shënimi deri te goli me kokë u Lautaro Martinezit.
Argjentinasi ishte i zemëruar me gjyqtaren Maria Sole Ferrieri Caputi për qasjen e saj të përgjithshme, përcjellë KosovaPress.
“Kjo është arsyeja pse ne jemi të zemëruar. Nëse duam që futbolli të përmirësohet, të gjithë duhet të bëjmë më shumë. Në çdo rast, ne i marrim këto tre pikë dhe vazhdojmë të bëjmë punën tonë në fushë. Natyrisht, ne kemi edhe fajin tonë për të marrë që nuk e mbyllëm ndeshjen më herët, ne bëmë të njëjtën gjë kundër Juventusit. Është një sezon i gjatë, por ne duhet të përmirësohemi në këto detaje”, tha Lautaro në fund.