Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Laurent Xhylani shpallet “Ylli i Javës” në Superligë
10/03/2026 - 11:07
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Kosovës, ka vazhduar ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në elitën e futbollit kosovar.

Për javën e 23-të të këtij sezoni, ky çmim i është ndarë futbollistit të Malishevës, Laurent Xhylani, i cili pati një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen kundër Prishtinës.

Xhylani realizoi dy gola në fitoren bindëse 3:0 të Malishevës, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të takimit.

Pas pranimit të çmimit, Xhylani u shpreh shumë i lumtur për këtë vlerësim, duke theksuar se ndeshja ndaj Prishtinës ishte përgatitur me shumë kujdes.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, të cilën e kemi përgatitur shumë mirë duke analizuar pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit. Në fund arritëm një fitore shumë të rëndësishme. Në ekip kemi një atmosferë shumë të mirë, sidomos pas ardhjes së stafit të ri të trajnerëve. Synimi ynë mbetet i njëjtë – dalja në Evropë ose titulli kampion. Jam shumë i lumtur për këtë çmim dhe e falënderoj ekipin tim. Këtë çmim ia dedikoj nënës sime” - ka deklaruar ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Vlerësimi për “Yllin e Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026