Latifi: Në luftimet e 12 majit, historia u shkrua me gjakun e Milaim Krasniqit dhe Elmi Morinës
Lexohet për: 3 min.
344263430_1226146388053296_166406939476754052_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot, në 25 vjetorin e betejës së 12 majit në Anadrini, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se kujtojnë me krenari rezistencën dhe gjakun e dy dëshmorëve, Milaim Krasniqi dhe Elmi Morina, të rënë në Ratkoc. Në shënimin e përvjetorit të kësaj beteje, dëshmitarë e ish-luftëtarë kanë kujtuar 12 orët e luftimeve me armikun, duke thënë se kjo ditë është historike.

Në luftimet e 12 majit, Latifi ka theksuar se historia është shkruar me gjakun e Milaim Krasniqit dhe Elmi Morinës.

https://kosovapress.com/admin/haradinaj-kujton-betejen-ne-ratkoc-vrajake-bratotin-e-malesi-te-vogel/

Në shkollën "12 maji" në Ratkoc, ai ka shtuar se përkundër përpjekjeve të armikut, anadrinasit janë bërë pjesë e rezistencës.

Tutje, Latifi ka përmendur edhe veprimet e organizuara për bazën e armatimeve në trevat e Anadrinit. Në shënimin e përvjetorit të betejës së 12 majit, ai ka thënë se zhvillimet në këto pjesë kanë treguar se lufta për liri ka qenë e pashmangshme.

https://kosovapress.com/admin/latifi-dalja-publike-e-uck-se-ne-pashtrik-ndryshoi-historine/

"Në hyrje të Ratkocit, afër vullkanizerit sulmuan policinë dhe beteja kishte filluar tashmë dhe shokët tanë të organizuar po bënin detyrën. Atë ditë u bënë shumë më shumë, plot të tjerë nxorrën armët për të shkrepur kundër të huajit. Barrikadat brenda fshatit e në dalje të Malësisë, krismat e pushkave tona i ç'orientuan milicët serbë, të cilët për t’u hakmarrë gjuajtën me armë edhe nxënësit filloristë. Të gjithë shokët e organizuar besonin se armikun mund ta mundim vetëm duke luftuar. Luftimet zgjatën deri në orët e vona të pasdites. Në luftimet e 12 majit, historia u shkua me gjakun e Milaim Krasniqit dhe Elmi Morinës", ka shtuar Latifi.

Më tej, i pari i Rahovecit ka thënë se atë ditë, me dhjetëra qytetarë janë torturuar.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkujtohet-masakra-ne-brestoc-latifi-gjaku-i-deshmoreve-dhe-martireve-ujit-rrenjet-e-lirise/

Ndërsa, në emër të tri shoqatave të dala nga lufta, Xhavit Jashari është shprehur se lufta e UÇK-së po atakohet edhe sot duke u gjykuar në Hagë, ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Ditë historike e ka konsideruar 12 majin e vitit 1998, dëshmitari i kësaj beteje, Isuf Gashi.

https://kosovapress.com/admin/latifi-lufta-e-uck-se-eshte-e-paster-dhe-kjo-do-te-deshmohet/

Ish-luftëtari, Shani Hoti ka thënë se ditën e 12 majit, nuk kanë qenë rastësisht në Ratkoc.

12 maji shënohet si Dita e Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit./Sh.Pajaziti

https://kosovapress.com/admin/latifi-gjate-homazheve-ne-janarin-e-vitit-1990-forcat-pushtuese-serbe-iu-frikesuan-lumit-te-madh-te-demonstruesve/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024