Laporta sqaron të ardhmen e Felix dhe Cancelos
Lexohet për: 1 min.
7-Felix, Cancelo
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka sqaruar të ardhmen e Joao Felix dhe Joao Cancelos.

Felix dhe Cancelo janë në huazim te Barça deri në fund të këtij sezoni nga Atletico Madridi, respektivisht Manchester City, raporton KosovaPress.

“Unë mendoj se që të dy, Joao Cancelo dhe Joao Felix do të vazhdojnë te Barcelona sezonin e ardhshëm”, tha Laporta.

“Shpresoj që Atletico mos të nxjerrë probleme. Unë nuk mendoj se Manchester City do të vendos ndonjë limit në këtë gjë. Sigurisht do të jetë një zgjatje e huazimeve me një çmim fiks”, shtoi më tej presidenti i kampionit spanjoll.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025