Ministria e Ekonomisë në kuadër të pakos emergjente për energji sot ka lansuar thirrjen publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”.
Kryeministri Albin Kurti, tha se kjo është thirrja e 13-të me radhë dhe po ndodh tani kur po ftohet moti dhe familjet kanë mundësi qytetarët t’i kenë shtëpitë ë ngrohta.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se për këto tri vjet mandat janë bërë shumëfish më shumë investime në efiçiencë të energjisë.
“Vetëm për këto tri vite e gjysmë të mandatit tonë janë bërë shumë fish më shumë investime në efiçiencë të energjisë janë bërë historikisht në Kosovë ndonjëherë. Vetëm gjatë këtij mandati janë zbatuar masat e efiçiencësisncës në 112 ndërtesa publike, janë përkrahur 35 mijë familje për pajisje elektroshtëpiake dhe pajisje ngrohëse deri me tani. Masa këto që synojmë t’i vazhdojmë edhe në të ardhmen... Konsumi mesatar për familje është duke u ulur vit pas viti si rezultat i këtyre ndërhyrjeve të tjera në sektorin e energjisë”, tha ajo.