Lansohet kampanja “Evropianët e artë” në prag të Lojërave Olimpike Parisi 2024
Lexohet për: 2 min.
kok-06-06-2024
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Lojërat Olimpike Paris 2024 po afrohen, kurse ekipi olimpik i Kosovës po vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen e tretë në Lojërat Olimpike Verore. Në kuadër të përgatitjeve, kur kanë mbetur edhe 50 ditë deri në LO Paris 2024, Komiteti Olimpik i Kosovës ka lansuar kampanjën #GoldenEuropeans (Evropianët e artë), në kuadër të së cilës do të zbulohen aktivitetet e shumta që na presin deri në Paris 2024.

Me këtë rast, zëdhënësi për media në Komitetin Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi në një konferencë për media tha se ky slogan është i frymëzuar nga historia e suksesshme e Kosovës në Lojërat Olimpike.

“Sot siç po e shihni janë edhe 50 ditë deri në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ dhe pikërisht në këtë ditë kemi vendosur që ta lansojmë kampanjën ‘Golde europians’. Pse kemi ardhur përfundim të këtij slogani? Frymëzimin kryesor e kemi gjetur tek historia jonë e suksesshme në Lojërat Olimpike. Siç edhe e dini, në vetëm dy pjesëmarrje në Lojërat Olimpike verore, Kosova si një vend i vogël ka arritur t’i fitojë tri medalje, dhe të tria të arta, të tria nga vajzat tona nga sport6i i xhudos. Pra, fal këtij suksesi kemi ardhur në përfundim që në rrugëtimin tonë drejt ‘Paris 2024’, ekipi ynë i Kosovës ta bartë me vete këtë slogan i cili besojmë shumë se do të jetë një motiv shtesë për të gjithë ekipin olimpik të Kosovës”, tha Krasniqi.

Deri tek nisja zyrtare e Lojërave Olimpike ‘Parisi 2024’, Komiteti Olimpik do t’i zhvillojë disa aktivitete.

Ndryshe, Lojërat Olmpike Parisi 2024 do të zhvillohen nga data 26 korrik deri më 11 gusht dhe Kosova atje synon të rrëmbejë medalje elitare, sidomos në sportin e xhudos.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024