Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën
2
15/03/2026 - 08:19
Linku u kopjua

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka lansuar sot aplikacionin për deklarimin e adresës për shtetasit e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës.

Sipas MPB-së, ky aplikacion do të mund të shkarkohet në të dy sistemet për telefona mobil, Android dhe iOS (iPhone). Po ashtu, mundësia e deklarimit të adresës do të bëhet edhe përmes ueb-it në kuadër të Policisë së Kosovës.

“Lansimi i këtij aplikacioni bëhet në kuadër të angazhimeve që ka Ministria e Punëve të Brendshme për digjitalizimin e shërbimeve, duke ndjekur trendet e zhvillimit të teknologjisë. Njëkohësisht, duke ofruar këtë platformë, ne do t’u krijojmë lehtësira të huajve që hyjnë në Republikën e Kosovës. Ky aplikacion është shumë i thjeshtë dhe i lehtë për t’u përdorur, në të cilin janë të parapara rubrikat e domosdoshme që qytetarët e huaj duhet t’i plotësojnë për kohën sa qëndrojnë në vendin tonë. Deklarimi i adresës i qytetarëve të huaj brenda tre (3) ditëve nga hyrja në Republikën e Kosovës është obligim ligjor. Ministria e Punëve të Brendshme është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që, në kuadër të obligimeve që ka, të krijojë sa më shumë lehtësira në shërbime, në mënyrë që qytetarët të mos kenë nevojë të vizitojnë fizikisht institucionet, por obligimet e tyre ti kryejnë online përmes telefonit”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Në vijim keni linkun/barcodin: iOS: https://apps.apple.com/app/id6759111987, Android:

https://play.google.com/store/apps/details?id=com.foreignerregistration  dhe Web:

https://foreignerregistration.kosovopolice.com:8444/.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026