Lamine Yamal shënon eurogol, Barcelona po e dominon Villarealin
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Lamine Yamal shënon eurogol, Barcelona po e dominon Villarealin
RAP
28/02/2026 - 17:07
Linku u kopjua

Skuadra e Barcelonës është duke fituar me rezultat 2-0 ndaj skuadrës së Villarealit. Që të dy golat i shënoi 18 vjeçari, Lamine Yamal, përcjell KosovaPress.

Por goli i dytë ishte diçka tjetër, ishte predhë e vërtetë. Nga një distancë bukur e mirë, pasi i dribloi dy lojtarë ai gjeti cepin e portës, duke dyfishuar rezultatin ndaj “nëndetëses së verdhë”

Në të dy golat, asistues ishte Fermin Lopez, i cili poashtu po kalon një formë briliante këtë vit me blaugranasit.

Mbetet të shihet se si do reagojë skuadra e Villarealit në pjesën e dytë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026