Ish-gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, duke ironizuar ka thënë se nëse Gjykata Speciale do ta vlerësojë që UÇK ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, atëherë shqiptarët duhet të ulen në gjunjë për t’i kërkuar falje Millosheviqit që e kanë shqetësuar.
“Duhet t’i thonë hajde merre Kosovën se paskemi gabuar rëndë”, u shpreh Lama.
Madje, Lama thotë se prokurorët e Gjykatës Speciale, kanë sjellë nga shtetet e tyre shembullin për krim të organizuar.
“Me sa kam kuptuar unë, këta prokurorët janë ngatërruar me vetveten. Meqë vinë nga shtete të ndryshme, kanë parë organizime të krimit, mafies dhe duan ta etiketojnë sipas shembullit të vendit të tyre. Nuk është se gjetën tek ne diçka të re, e sjellin përvojën nga vendi i tyre dhe përpiqen ta montojnë tek ne”, u shpreh më tej Lama.
“Absolutisht është arratisur nga detyra, u arratis nga ajo që montoi për të mos qenë pjesë e dështimit”, u shpreh Lama në Tëvë1./teve1.info/.