Lajm i mirë për Interin
Lexohet për: 1 min.
10-Interi
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano e ka konfirmuar se Interi është afër që të arrijë marrëveshje për të nënshkruar me Piotr Zielinskin si lojtar të lirë.

Akordi për kontratën është afër, ku detajet finale po diskutohen dhe më pas marrëveshja do të përmbyllet si transferim i lirë, raporton KosovaPress.

Interi po shpreson që Zielinski ta nënshkruajë kontratën para fundit të këtij muaji, dhe më pas gjithçka do të përfundojë.

E njëjta situatë është edhe me Mehdi Taremin, ku akordi verbal ekziston për t’iu bashkuar Interit në muajin korrik.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025