Lajçak takohet me Vuçiqin: Është urgjente që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në dialog
Lexohet për: 1 min.
lajcak dhe vuqiq
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Përfaqësuesin i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë të ditur se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Pragë të Çekisë.

Lajçak, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se me presidentin Vuçiq kanë biseduar për pritjet dhe hapat e ardhshëm në dialog.

“Fola me presidentin Aleksander Vuqiç në lidhje me pritjet dhe hapat e ardhshëm në dialog. Ne diskutuam gjithashtu Planin e Rritjes dhe nevojën urgjente që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në normalizim. Kjo është thelbësore për avancimin drejt integrimit në BE”, ka shkruar Lajçak.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024