Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se plani që ata kanë prezantuar në shtator, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, dhe për integrimin në regjionin e Evropës.
Lajçak i bëri këto komente pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Gjatë takimit me Vuçiq, përveç Lajçak, ishte edhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe këshilltarët për politikë të jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne dhe këshilltari diplomatik i kryeministres së Italisë, Francesco Maria Talo.
Ata gjatë ditës, në Prishtinë janë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.