Lajçak për moszbatimin e marrëveshjes: Palët s’janë të gatshme për normalizim
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Në forumin “BE-ja takon Ballkanin” Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Ai tutje ka thënë se marrëveshja është arritur dhe nuk mund të zhbëhet.

“Marrëveshja është aty dhe nuk mund të zhbëhet. Po të kishte pasur marrëveshje më të mirë, apo të kishte pasur porpozim më të mirë, dikush do të propozonte. Nuk është ashtu. Duhet fokusuar te zbatimi i kësaj marrëveshje”, ka thënë Lajçak.

Ai ka thënë se duhet krijuar një atmosferë e përshtatshme për normalizim.

Për moszbatimin e marrëveshjes, Lajçak ka thënë se arsyeja është “se palët nuk janë të gatshme për normalizim”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025