Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Urgjente zgjidhja e krizës në veri të Kosovës
Lexohet për: 1 min.
FyAIqt5WwAECB9g
1 vit më parë
Linku u kopjua

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit të përbashkët me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak përmes një cicërime në Twitter ka thënë se kanë pasur diskutime të gjata me Vuçiqin, në takimin e së martës në Beograd.

“Në Beograd, ?? DAS Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në të”, ka shkruar ai.

https://kosovapress.com/admin/lajcak-tregon-se-cka-bisedoi-me-politikanet-ne-kosove/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024