Lajçak në Beograd takon ministrin e jashtëm Gjuriq, diskutojnë për dialogun
Lexohet për: 1 min.
Lajcak - Gjuriq
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se gjatë vizitës së tij në Beograd është takuar me ministrin e sapoemëruar të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.

Lajcak ka shkruar në rrjetin social X se me Gjuriqin kanë diskutuar për procesin e dialogut si dhe për procesin e integrimit të Serbisë në BE.

“Në Beograd pata rastin të takohem edhe me ministrin e jashtëm të sapoemëruar Marko Gjuriq. Ne diskutuam për dialogun dhe procesin e integrimit të Serbisë në BE. I urova suksese në detyrën e re”, ka shkruar Lajçak në X.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024